COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

264 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve, asnjë i vdekur

264 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 7 mijë e 125 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Numri i rasteve pozitive me COVID-19 gati është dyfishuar në krahasim me dje. Dje janë regjistruar 144 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sa i përket vaksinimit, MSh bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 877 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot 789 mijë e 306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MSh po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 131.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 251.