26 vjetori i sulmit në 'Panda', Kurti: Drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë është e domosdoshme 

26 vite pas sulmit në kafiterinë “Panda” në Pejë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar gjashtë të rinjtë serb, të cilët thotë se u vranë nga shërbimet serbe më 14 dhjetor të vtiti 1998.

“Nuk ka asnjë provë që është kryer nga shqiptarët”, “Ka shumë gjëra të tmerrshme me të cilat do të na duhet të përballemi, siç është vrasja e serbëve në kafiterinë Panda”- citoi Kurti, presidentin serb Aleksandar Vuçiq të ketë thënë në 2013. 

Kurti tha se Serbia vrau gjashtë të rinj të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjejke të regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin në Kosovë. 

“Këtë e ka thënë në vitin 2014 edhe Vuk Drashkoviq, duke akuzuar shërbimin sekret serb për krimin në “Panda”, duke veçuar Radomir Markoviq dhe Milorad Ulemek Legija, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO). Krimi është kryer që UÇK-ja “të paraqitet si organizatë terroriste” për të “ngjallur ndjenjat antishqiptare” dhe për të justifikuar veprimet e ardhshme të forcave serbe”, kishte thënë Drashkoviq”- ka shkruar Kurti, sot më 14.12.2024. 

Sipas tij, pas këtij sulmi, forcat serbe arrestuan më shumë se 150 shqiptarë në Pejë. 

“Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan dhe torturuan në mënyra ҫnjerëzore edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishte 22, ndërsa më i riu 17 vjeç. Gjashtë të rinjtë shqiptarë, në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të pafajshëm”- ka shkruar ndër të tjera Kurti, në profilin e tij në Facebook, sot më 14.12.2024.

Kryeministri i Kosovës thotë se 26 vjet pas, shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjëve serb duke thënë se Serbia mohon gjenocidin në Kosovë, mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe poashtu mohin masakrën e Srebrenicës dhe atë të Reçakut.

Për këtë, ai thotë se  mosnjohja e së kaluarës dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngusht. 

“Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë janë të domosdoshme”- shkruan Kurti. 

Misteri i masakrës në kafenenë ‘Panda” në Pejë, i pazgjidhur edhe pas 20 vjetësh