Ilustrim

26 vjeçari dhe 22 vjeçarja arresohen për fajde

Një 26 vjeçar dhe një 22 vjeçare janë arrestuar nga policia nën dyshimin për fajde, dhe kanosje.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë përfituar rreth 10  mijë euro në mënyrë të kundërligjshme nga një qytetar.

Sipas njoftimit të policisë, pas pranimit të informacioneve se të dyshuarit janë përfshirë në fajde dhe detyrim, Sektori për Hetimin e krimeve Ekonomike, ka filluar hetime.

Pas hetimit të zhvilluar janë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se dy të dyshuarit janë përfshirë në fajde dhe kanosje.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit D.J, 26 vjeçar dhe B.Sh, 22 vjeçare dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme mbi 10 mijë euro nga një qytetar.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë kontrollin e dy lokacioneve, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë, ku në lokacionin e parë janë gjetur dhe sekuestruar 6 mijë euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.