COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Ndërsa, nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,823,443 doza të vaksinës, prej tyre 820,972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, deri më sot janë dhënë 100,506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.