26 raste të konfirmuara, 6 janë në komunën e Suharekës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se 26 raste të reja janë konfirmuar me virusin COVID-19, duke e rritur numrin në 449 gjithsej.

Sipas këtij njoftimi, 6 raste janë nga komuna e Suharekës, përkatësisht  katër në fshatin Vraniq, një në Bukosh dhe një në Krushicë e Epërme.

Me këto raste, numri i të infektuarve në komunën e Suharekës ka shkuar në 13.