Foto: EPA-EFE/FEHIM DEMIR

26 raste me COVID-19 në Pejë, shumica u infektuan në një ceremoni mortore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se nga 255 mostra të testuara sot, 39 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, prej 39 rasteve, 26 prej tyre janë në komunën e Pejës, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 47.

Sipas IKShPK-së, numri i rasteve të reja sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni varrimi më 6 prill.

“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani në Kosovë janë me virusin COVID-19 janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.

Testohen 255 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet