26 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 26 pacientë me COVID-19 pozitiv.

Sipas njoftimit të këtij spitali në Facebook për 24 orët e fundit janë hospitalizuar 56 pacientë.

Në pritje të rezultateve sipas njoftimit janë 3 pacientë.

Sipas njoftimit, nga pacientët e hospitalizuar, 10 janë me oksigjen ndërsa 1 është referuar për në Prishtinë.