Foto: Reuters/BBC

2500 persona të zhdukur në Bahamas pas uraganit Dorian

Shërbimet e urgjencës në Bahamas kanë radhitur 2.500 njerëz si të zhdukur pasi uragani Dorian goditi ishujt javën e kaluar, raporton BBC.

Ky numër zyrtar sugjeron se numri i të vdekurve ndoshta do të jetë më i lartë se ai aktual prej 50, por kjo do të vërtetohet kur edhe peronat e zhdukur të identifikohen dhe të gjenden.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Uragani Dorian barazoi erërat më të larta të regjistruara ndonjëherë të një stuhie që e ka goditur tokën kur goditi Ishujt Abaco.

Zona të mëdha u shkatërruan në Abacos dhe në Bahama Grand.