QKMF “Adem Ukëhaxhaj” Deçan FOTO:Antigonë Isufi/ Kallxo.com

250 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Deçan gjatë 24 orëve të fundit

Komuna e Deçanit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 250 qytetarë.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët janë në gjendje stabile.

Komuna përmes njoftimit ka thënë po ashtu se numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë ka rënë në krahasim me ditët paraprake.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Selmon Berisha thotë se janë 58 pacientë më pak të cilët kanë marrë shërbime, krahasuar me ditën paraprake.

Në ketë takim u bë e ditur se ekipet e FSK-së po vazhdojnë të jenë në komunën e Deçanit në disa sektorë të ndara ku do të qëndrojnë deri në qetësimin e kësaj gjendje.

Kryetari Ramosaj në këtë takim të Shtabit Emergjent kërkoi që të gjitha Farmacitë në komunën e Deçanit të qëndrojnë të hapura 24/7 deri në kalimin e kësaj situate.

Ndryshe deri më  tani është raportuar për mbi 1,500 pacientë të cilët dyshohet se janë helmuar, e që shkaku i këtij ende nuk dihet. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se mostrat do të dërgohen për analizë jashtë vendit.