COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

25 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit për COVID-19, ku nga 1 mijë e 801 testime të kryera, 25 raste kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar poashtu se në 24 orët e fundit janë shëruar 9 persona.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 7 mijë e 716 qytetarë.