COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

25 raste të reja me COVID-19, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 25 raste pozitive me COVID-19.

Ministra po ashtu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,149 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

“Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591. Në total numri i rasteve aktive është 161”, thuhet në fund.

Kurse, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar sot se 94 pacientë janë të shtrirë në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.

ShSKUK: 94 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

.