245 mijë qytetarë të Kosovës s`kanë qasje në ujësjellës

Mbi 13% e qytetarëve të Kosovës nuk janë të kyçur fare në ujësjellës. Kjo shifër, përkthyer në numër të banorëve i bie 245 mijë 914 qytetarë nuk marrin ujë nga sistemi i ujësjellësit.

Këto statistika i ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe për bazë është marrë vitit 2018.

“Në vitin 2018 rreth 86.31 % e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publikë të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit, ndërsa 13.69% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik”, thuhet në raportin e përgatitur nga ASK.

Gjatë vitit 2018, mesatarja e shpenzuar e ujit në ditë ka qenë 86.67 litra ujë në ditë.

Ndërsa, për gjatë vitit 2018, janë shpenzuar mbi 48 milionë litra kub ujë nga qytetarët e Kosovës.