242 të vdekur nga coronavirusi në Itali në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar edhe 242 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31 mijë e 610. Janë regjistruar edhe 789 raste pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 223 mijë e 885.

Edhe numri i të sëmurëve me koronavirus në kurim në strukturat spitalore është ulur në 10 mijë e 792, e në repartet e terapisë intensive në 808 pacientë.

Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë shënuar 115 viktima duke çuar numrin e tyre në 15 mijë e 421, kurse numri i të infektuarve në 84 mijë e 119./RTV21

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!