24-vjetori i Filharmonisë së Kosovës, Foto: Hajrulla Çeku/Facebook

24-vjetori i Filharmonisë së Kosovës, Çeku: Ky institucion ka ndihmuar në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka uruar Filharmoninë e Kosovës me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të saj.

Ministri Çeku shihet në disa fotografi që ka ndarë në Facebook, se ka marrë pjesë në përvejtorin e themelimit të Filharmonisë, ndërsa e ka vlerësuar Filharmoninë si një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të shtetit.

Sipas Çekut, Filharmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani ka mbi 100 dhe orkestër të plotë. 

“Duke ruajtur standarde të larta artistike dhe prezantuar kryevepra të muzikës klasike dhe moderne, ky institucion ka ndihmuar në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës dhe ka pasuruar jetën artistike të shoqërisë sonë. Urime dhe faleminderit!” – ka shkruar ministri Çeku në Facebook, më 27.09.2024.

Ai ka njoftuar po ashtu se në këtë përvjetor të Filharmonisë u interpretuan vepra të Lorenc Antonit dhe Gustav Mahlerit, nën drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa.