24 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 29 pacientë janë duke u trajtuar si pasojë e COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së, prej tyre pesë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 ndërsa 24 të tjerë janë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar tre pacientë.

Sipas njoftimit, 19 pacientë post–COVID-19 janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me coronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar një pacient, tre pacientë në Spitalin e Pejës dhe një pacient në Spitalin e Gjakovës.