24 maji - Dita Europiane e Parqeve

 

Me moton #ParqetPërShëndetin, sot shënohet 24 Maji Dita Evropiane e Parqeve.

Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre, njofton Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit t♪ Kosovës.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare europiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet sidomos në disa qytete të mëdha të Europës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Sivjet kjo ngjarje po shënohet me moton #ParqetPërShëndetin, “Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm”, në shenjë të vënies në pah të rolit që kanë parqet për shëndetin publik.

Sikur dihet parqet përveç rolit primarë që kane për mbrojtjen e resurseve natyrore, kanë edhe rolin e rekreacionit dhe funksionit për të krijuar mirëqenie, të parandalojnë problemet e shëndetit publik dhe të promovojnë një mënyrë jetese aktive.

Parqet dhe zonat e mbrojtura kanë një mision të rëndësishëm për të lidhur njerëzit me natyrën! Parqet jo vetëm që të mbrojnë burimet tona të vlefshme natyrore, por ato japin edhe rezultate pozitive shëndetësore. Kontakti me natyrën është thelbësor për shëndetin e njeriut, dhe në një Evropë gjithnjë e më të urbanizuar, ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që qytetarët të lidhen dhe të eksplorojnë ambientet e jashtme. Kontakti pozitiv me natyrën është vërtetuar se krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive!

Në vitin 2020, Dita Evropiane e Parqeve nxjerr në pah lidhjen e natyrës me shëndetin e njeriut … Njerëzit e shëndetshëm kanë nevojë për Parqe të Shëndetshme!

Kosova ka 4 parqe të shpallura si zona të mbrojtura, dy Parqe Kombëtare, Parkun Kombëtare “Sharri” dhe Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, si dhe dy Parqe të Natyrës, Parku i Natyrës “Gërmia” dhe Parku i Natyrës “Shkugëza”. Roli dhe rëndësia e tyre për shëndetin publik tashmë është i dëshmuar, për faktin se ato prezantojnë zonat më të frekuentuara dhe më joshëse për tu vizituar nga qytetarët dhe për të përfituar nga vlerat natyrore, shëndetësore dhe rekreative që bartin ato.