23,950 qytetarë janë vaksinuar deri dje me 'AstraZeneca'

Sot një muaj në Kosovë pati filluar vaksinimi me “AstraZeneca”,  vaksinë kundër COVID-19.

Nga 24 mijë vaksina sa ishte furnizuar Kosova nga UNICEF i programit të COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 23950 prej tyre janë shfrytëzuar tashmë për qytetarët e Kosovës ndërsa në dispozicion janë edhe 50 vaksina.

“Deri dje janë vaksinuar 23950 persona”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.com.

Në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dy ditë më parë ka potencuar se 76 mijë vaksina do të vijnë shumë shpejt në Kosovë.

“Ne kemi biseduar me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe do të bisedojmë dhe s’do të lëmë derë pa trokitur tek miqtë tanë ndërkombëtar për të na ndihmuar sepse miku i mirë shihet në ditë të vështirë… Në momentin që do të vijnë vaksinat nga muaji maj, kur fillon procesi i ardhjes së vaksinave ky proces nuk do të ndalet”, pati thënë Ministri mes të tjerash.

Ministri Vitia: Shumë shpejt pritet të vijnë 76 mijë doza të vaksinave