23 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në lagjet e Skenderajt

Sot janë mbushur 23 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në lagje e Skenderajt.

Më këtë rast, ish-kryetari i Skenderajt njëkohësisht anëtari i Familjes Jashari, Bekim Jashari, e ka përkujtuar këtë ngjarje e cila sipas tij, rënia e tyre në altarin e lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.

“Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaqkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Me datë 20 mars 1999, vetëm në qytetin e Skenderajt u vranë 29 civilë. Në vendin e njohur si ‘Te Pishat’ u vranë 8 persona.