Seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuares së tij - Foto: REL/AFP

23 vjet burg për vrasësin e gazetarit sllovak Jan Kuciak

Miroslav Marcek, një ish-ushtarak i gjykuar në Sllovaki për vrasjen e gazetarit hulumtues Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, është dënuar të hënën me 23 vjet burgim.

I pandehuri, 37-vjeçar, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së aktgjykimit, e ka pranuar fajësinë për këtë vrasje të dyfishtë, raporton Reuters.

Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27-vjeç, u vranë me armë zjarri në shtëpinë e tyre në periferi të Bratisllavës në shkurt 2018.

Rasti kishte ngjallur protesta të mëdha dhe kishte çuar në dorëheqjen e qeverisë.