COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 142.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 509.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës.

Rastet me COVID-19, 13 prill 2022