23 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se po trajtohen 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme nga ta 65 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, ku 13 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë e 60 me oksigjeno-terapi ndërsa 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 1 pacient.