23 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 35 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet dhe klinikat e Kosovës, 12 prej tyre janë të infektuar me coronavirus ndërsa 23 të tjerë janë post-COVID.

ShSKUK ka njoftuar se 13 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar tetë pacientë me coronavirus. Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 17 pacientë post-covid.

Sa u përket pacientëve me COVID-19 në spitalet regjonale, pesë pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, katër në Spitalin e Pejës dhe një pacient në Spitalin e Ferizajt.

Në Kosovë aktualisht janë 334 raste aktive me COVID-19.