23 komuna fitojnë grant të performancës për mjedis të pastër

Sot janë ndarë çmimet për Grantin e Performancës Komunale për Mjedis të Pastër për 23 komunat fituese.

Ky grant u është ndarë komunave me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane si dhe Bashkimit Evropian.

Këtë vit është rundi i tretë i Grantit të Performancës. Komunat të cilave u janë nënshkruar tri kritereve  të qasjes si dhe vlerësuar nga tre indikatorë për Qeverisje të mirë. Gjithashtu komunat janë vlerësuar edhe në 8 indikatorë të menaxhimit të  mbeturinave.

Vlera e përgjithshme e Grantit të Performancës ka qenë 7 milionë euro, ku 3.5 milionë euro janë dhënë nga Qeveria e Kosovës ndërsa pjesa tjetër ka qenë nga Qeveria Gjermane dhe BE.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha në këtë ceremoni se janë larguar mbi 1000 mijë deponi ilegale.

“Granti i Performancës Komunale për Mjedis të Pastër ka ruajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes ekzistuese krahasuar me vitin 2017 dhe më herët kur kjo skemë nuk kishte ekzistuar. Të arriturat që i zbatohet këtij grandi janë ngritja e përqindjes së mbulimin së mbeturinave nga 70 për qind në vitin 2017 në 83 për qind në vitin 2020. Ngritja e normës së inkasimeve nga 80.64 në vitin 2017 në 90.72 në vitin 2020. Largimi i më shumë se 1000 deponime ilegale në mënyrë të qëndrueshme, 15 nga 38 komuna kanë pasur aktivitet të riciklimit”, tha Aliu.

Në anën tjetër edhe kryeministri i Ksoovës që mori pjesë në këtë ceremoni tha se komunat kanë nevojë për mbështetjen nga niveli qendror për të lëvizur drejt një ekonomie qarkore.

“Duhet ndihma e qeverisë dhe pjesëmarrje aktive e qytetarëve dhe komuniteteve që të lëvizin drejt ekonomisë qarkore dhe një shoqërie që mëton zero mbetje. Qeveria është e përkushtuar që të krijojë bazën drejtë një kornize ligjore të qëndrueshme, e cila do t’i mundësojë komunave të ketë mbështetje të përhershme, jo të njëhershme. Ky grant në mënyrë transparente ka kanalizuar paranë publike nga niveli qendror në atë lokal dhe lidhur me indikator të qartë për ndarje të fondeve. Granti ka ndihmuar në decentralizimin e përgjegjësisë duke e motivuar zgjidhjet lokale për problemet globale që i kemi të gjithë në sektorin e mjedisit dhe veçanërisht atë të mbeturinave”, tha Kurti.

Në ceromoninë e ndajres së Grantit të Performancës morën pjesë edhe Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Jörn Rohde, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Luigi Brusa, Udhëheqës i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.