22 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

Sot mbushen 22 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc, Krushë dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, në Celinë janë vrarë 75 martirë, ndërsa nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë nga forcat serbe janë masakruar 243 persona. Këto masakra, u karakterizuan edhe me shkatërrime masive të pronave të shqiptarëve. Masakra në Krushë të Madhe është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
nga ky fshat, por edhe nga komuna e Rahovecit, ende vazhdojnë të jenë të pagjetur. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë. Pavarësisht, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera.