22 vjet kur 50 mijë trupa të NATO-s zbarkuan në Kosovë (VIDEO)

22 vite më parë, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, aleanca e NATO-s vendosi mbi 50 mijë trupa në Kosovë, si pjesë e misionit të saj të njohur si KFOR.

Përmes një video, KFOR-i ka kujtuar këtë ditë, si një nga ditët më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

“KFOR vazhdon të luajë një rol themelor, për sigurinë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë thënë  Gjeneral Majori Franco Federici, Komandant i KFOR-it.

Aktualisht, KFOR-i në Kosovë ka rreth 3 mijë e 600 trupa, nga 27 vende, duke përfshirë vendet e NATO-s dhe parterët tjerë.

Misioni i KFOR-it vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Kombet e Bashkuara, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, si dhe Institucionet e Sigurisë në Kosovë.