22 të vdekur, rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

22 persona që kanë qenë të prekur me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu janë regjistruar edhe 1,908 raste të reja nga 5,834 testimeve. Nga rastet e reja, 254 janë riinfektime.

Sipas të dhënave zyrtare janë shëruar 1,129 pacientë.

Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 17,182./21Media