22 të vdekur me COVID-19 e mbi 1 mijë të infektuar për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 22 qytetarë kanë vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit derisa nga 14 mijë e 284 mostra të dyshimta 1 mijë e 894 kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2.

Në raportin ditor tutje thuhet se janë shëruar 1 mijë e 354 qytetarë nga virusi Corona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117 mijë e 11.

Aktualisht në Kosovë janë 27 mijë e 404 raste aktive me COVID-19, Komuna me më së shumti raste aktive është Prishtina e cila ka gjithsej 5 mijë e 207 raste.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 144 mijë e 986 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 503 kanë vdekur.