Forcat RENEA - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

22 të arrestuar në operacionin e Policisë shqiptare dhe agjentëve amerikanë

22 persona janë arrestuar në një operacion që është kryer dje në 6 qytete të ndryshme në gjithë Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Shqipëri, operacioni zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.

Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA-së udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të Policisë shqiptare për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh.

Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjuterë, automjete dhe para.

Sipas njoftimit të Ambasadës, shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg.

Hetimet për këtë operacion kanë filluar më 2018.