COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

22 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës.

Në raportin 24 orësh të MSh-së është bërë e ditur që nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes kurse janë konfirmuar 22 raste pozitive nga 1.011 testime.

Në total numri i rasteve aktive është 436.

Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.