Lajm i Fundit, Coronavirus

22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 528 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,695.

Në total numri i rasteve aktive është 352.

MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,827,497 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.