Foto: REL

22 pacientë post-COVID të shtrirë në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 22 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive – 7 pacientë; Klinika e Pulmologjisë – 20 pacientë post-COVID; Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – nuk ka pacient; Spitali i Gjakovës – 2 pacientë; Spitali i Pejës – 4 pacientë.