COVID19 - Ilustrim - KALLXO

22 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

184 pacientë janë duke u asistuar me oksigjeno terapi, prej tyre 132 në QKUK dhe 52 në Spitale të Përgjithshme.

Sipas njoftimit ditor të QKUK-së Tutje nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

Sot bëhet e ditur se edhe një person ka vdekur nga kjo pandemi duke ngritur numrin në 98

Deri më tani në Kosovë  4512 persona janë infektuar me COVID-19 ndërsa  2156 nga ta janë shëruar.