Ilustrim

219 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 219 persona nga COVID-19  në tërë Kosovën.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Sot gjatë ditës, nga 494 mostra të marra, 141 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.