COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

21 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19 nga 769 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 224,495.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.