21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë  në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2,451 testime, nga të cilat 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar në: Tiranë 8 raste, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë të vdekur nga coronavirusi .

Tutje bëhet e ditur se janë shëruar 2 pacientë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i pandemisë./TopChannel