Zyra Kombetare e Auditimit

21 pjesëtarë të ‘Mbrojtjes civile’ morën afër 160 mijë euro paga pa dalë në punë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka paguar 21 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’ pa ofruar dëshmi për vijueshmërinë dhe punën që ata bëjnë.

Shpenzimet e pagave gjatë vitit 2020 për të punësuarit e lartë cekur, sipas auditorit ishin 158,989 euro.

Sipas auditorit, bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, këta 21 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’ ishin caktuar në departamente të ndryshme të MKRS-së, në veri të vendit.

“Për këta zyrtarë, MKRS-ja nuk ka ofruar ndonjë dëshmi, siç janë: vijueshmëria në punë apo raporte për punën e kryer gjatë vitit 2020, për të konfirmuar vijueshmërinë në punë ku punëtorët janë të obliguar të punojnë 40 orë në javë”, thuhet në raportin e auditorit për pasqyrat financiare vjetore, për MKRS-në për 2020, çështja B5.