Klinika Infektive, foto- Arbnora Mehmeti

21 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në Shërbimin Spitalor të Kosovës janë duke u trajtuar 198 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas statistikave 24 orëshe, 5 pacientë janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me respiratorë, 16 me metodën CPAP.

Ndërsa me oksigjeno-terapi po trajtohen gjithsej 179 pacientë.

në të gjitha Klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Regjionale po trajtohen 306 pacientë të dyshuar për COVID-19.