Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë
2019-ta vit i ftesave nga Gjykata Speciale
04.1.2020 - 19:17
Mbi 100 luftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë të Kosovës u ftuan e u intervistuan vjet nga Gjykata Speciale Mbi 250 persona, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale.
Disa prej tyre u ftuan në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë.
Madje u ftuan edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media
.