200 pako ndihma “Made in Kosova” mbërrijnë në Podujevë

Me 200 pako ushqimore dhe higjienike, prodhim vendor janë shpërndarë në Komunën e Podujevës që është komuna e pestë që po ndihmohet.

Klubi i Prodhuesve së bashku me Fondacionin “Besa” dhe Organizatën “Germin”, ka shpërndarë 20 pako sot në Podujevë

“Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Podujevës. Kjo është komuna e pestë që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni u shpërndan 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA.”, thuhet në njoftim.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila do të shpërndajë ndihma komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA.