Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë të goditura nga avionët e rrëmbyer nga terroristët - Foto: Wikimedia

20-vjetori i sulmeve terroriste në ShBA

11 shtatori i vitit 2001, është dita kur bota u trondit nga sulmet terroriste që u bënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 2 mijë e 997 njerëz, raporton BBC.

Në këtë ditë lideri i Al -Kaedas nga Afganistani, Osama bin Laden organizoi 90 burra që rrëmbyen katër aeroplanë tregtarë amerikanë të ngarkuar me karburant.

Dy nga këta aeroplanë goditën qëllimisht Kullën Veriore dhe atë Jugore, ndryshe të njohura si Kullat Binjake.

Aeroplani i tretë goditi një ndërtesë në Pentagon të Uashingtonit.

Ndërsa, ai i katërti u përplas në një fushë pranë Shanksville në Pensilvani.

Ky i katërti besohet se u përplas në fushë pasi që pasagjerët dhe bordi drejtues që ishte aty tentuan të marrin nën kontroll prapë aeroplanin duke mos lejuar që grupi sulmues të shkonte në vendin që kishin planifikuar të sulmonin.

Mosha e viktimave në këtë sulm ishte nga dy deri në 85 vjeç, ku përafërsisht 75 deri në 80% e viktimave janë burra.

Sulmi i 11 shtatorit la të vdekur 343 zjarrfikës të New Yorkut, 23 policë të të njëjtit qytet dhe 37 oficerë të tjerë, raporton CNN.

E gjithë ngjarja tronditëse ndodhi brenda periudhës kohore 08:46 – 10:28.

Goditja e parë sulmuese ndodhi në orën 08:46, momenti kur u godit Kulla Veriore e Qendrës Tregtare Botërore në New York City.

Kulla Jugore u godit pas 17 minutave, në 09:03.

Pas 34 minutave, në 09:37, u godit ndërtesa e Pentagonit në Uashington.

Në 10:03, aeroplani katërt u përplas në një fushë pranë Shanksville në Pensilvani.

Kullës së parë që u godit në orën 08:46, pas një orë e 13 minuta u shemb brenda dhjetë sekondave.

Ndërsa, asaj të dytës një orë e 28 minuta.

Pas ma shumë se tre muaj nga ngjarja, Qeveria amerikane publikoi një kasetë në të cilën Osama bin Laden mori përgjegjësinë për sulmet.

Nga pluhuri dhe substancat toksike që u liruan nga shembja e Kullave Binjake shumë morën pësuan sëmundje.

Ekazaminuesi mjekësor në New York deri në vitin 2011, dhjetë vite pas ngjarjes, raportoi për persona që vdiqën si shkak i thithjes së këtij pluhuri.

Për familjarët e të vdekurve në këtë ngjarje nga dhjetori i vitit 2001 e deri në qershor të vitit 2004, Fondi Origjinal i Kompensimit të Viktimave përpunoi kërkesat për vdekje dhe lëndime nga familjet dhe të afërmit e viktimave të 11 Shtatorit.

Familjet e të vrarëve kishin afat deri më 22 dhjetor 2003, për të aplikuar për kompensim.

Ky fond u rihap prapë në vitin 2011 nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Familjet e viktimave që ranë dakord të marrin kompensim nga fondi federal ranë dakord të mos padisin linjat ajrore.

Përgatiti: Shkodrane Dakaj