Foto: KALLXO.com

20 vjeçari i aksidentuar në autoambulancë në Gjakovë në gjendje kritike

20 vjeçari i aksidentuar në autoambulancë qytetin e Gjakovës është në gjendje kritike duke u trajtuar në Njësinë e Intensivës Qendrore në QKUK.

Sipas drejtorit të kësaj njësie, Shaqir Uka, i aksidentuari është totalisht i varur vetëm nga aparaturat e frymëmarrjes dhe nga barnat që po i merr për 24 orë rresht.

“I aksidentuari po vazhdon të qëndrojë në njësinë e mjekimit intensiv në QKUK, gjendja e tij e përgjithshme vazhdon të qëndrojë edhe më tutje e rëndë, deri kritike. Nuk është nga personeli mjekësor, por është person që ka qenë brenda në autoambulancë”, ka thënë Uka për KALLXO.com.

Në anën tjetër dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit të autoambulancës me 30 qershor në rrugën ‘Dardania’ në Gjakovë.

Sipas informacioneve zyrtare, ka vdekur shoferi i autoambulancës dhe mjeku kujdestar, të cilët kanë qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, nga ky aksident janë lënduar pesë persona, ku dy nga ta kanë vdekur.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me autoambulancën.

Aksidentohet autoambulanca në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Aksidenti në Gjakovë, vdes shoferi i autoambulancës dhe arrestohet shoferi i veturës

Vdes mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua para disa ditësh në Gjakovë