20 të shtëna në hyrje të diskotekës në Prishtinë

20 plumba janë shkrepur te dera e hyrjes së një diskoteke dje rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Policia thotë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një përleshjeje mes dy grupeve, që ka ndodhur në rr. “Rinia” në Prishtinë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Tre prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK dhe janë nën sigurimin e Policisë,  ndërsa viktima tjetër pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar tri pistoleta, ku dy i përkisnin punëtoreve të sigurimit ndërsa një i përkiste të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 20 gëzhoja dhe 2 fishekë.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë dhe është duke u hetuar.