COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

20 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 949 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,917, ndërsa numri i rasteve aktive është 545.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1,822,924  doza të vaksinës.

Rastet me COVID-19, 5 prill 2022