COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

20 raste me COVID-19 dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Asnjë rast i vdekjes dhe 20 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se gjithashtu në 24 orët e fundit u dhanë 10 mijë e 381 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.