kriptovaluta

20 pajisje për kriptovaluta janë sekuestruar në veri të Mitrovicës

Ministrja Artane Rizvanolli, ka njoftuar gjatë ditës së sotme se në veri të Mitrovicës janë sekuestruar 20 pajisje për kriptovaluta.

Këtë veprim ministrja Rizvanolli e ka postuar në Twitter duke thënë se një tjetër aktivitet i paligjshëm i minierave të kriptove është ndaluar nga Policia e Kosovës.

“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqësin disa. Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”- thuhet në njoftimin e ministers Rizvanolli.