COVID-19

20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës

20 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas raportit ditor, 1 pacient është në respirator, 11 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Krahas kësaj, 4 pacientë janë shëruar nga coronavirusi  gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 14,839, të shëruarve 11,949 dhe 604 viktima.