COVID-19 - KALLXO

20 komuna me raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 114 persona janë shëruar dhe janë shënuar 172 raste të reja me coronavirus.

Kurse, 14 persona kanë pësuar me fatalitet nga COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 419 raste nga 41 mijë e 152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 58 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 20.