20 gurë i largohen nga veshkët 52 vjeçarit në QKUK

Një pacienti në Klinikën e Urologjisë në QKUK i janë nxjerrë 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Ky pacient është i moshës 52 vjeçare dhe gurët në veshkë i janë vërejtur pasi kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.