COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 2 raste të vdekjes nga COVID-19, duke e rritur numrin total të vdekjeve nga ky virus në 652.

Po ashtu IKShPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 104 raste të reja.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve nga coronavirusi ka arritur në 16,606.

Gjithashtu, 42 pacientë janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 14,561, kurse numri i rasteve aktive është 1,393.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19