CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

2 të vdekur e 23 të infektuar nga coronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se  nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit  janë shënuar 2 raste të vdekjes, kurse janë shëruar 114 qytetarë.

Po ashtu, MSh njofton se janë dhënë 16,942 doza të vaksinës kundër COVID-19.